Del nga rruga autobuzi, 6 të plagosur
Një autobuz i linjës Shkup - Tetovë ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Grupçin.

Shkak për rrëshqitjen e autobuzit mësohet të ketë qenë moti i lagësht.

Drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi ka konfirmuar se kanë kërkuar ndihmë mjekësore deri tani 6 persona.

Pesë nga ta kanë qenë pasagjerë, ndërsa mes të lënduarve ka qenë edhe shoferi, raporton Tetova Sot.

MPB e Tetovës ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për rastin. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2014, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori