Plot 7 gola, Manchester City turpëron Leedsin (VIDEO)

Manchester City e ka turpëruar Leeds Unitedin, duke e mposhtur me rezultatin 7:0. Ndeshja i takoi javës së 17-të të Premier Leagues dhe u zhvillua të mbartën mbrëma në “Etihad”.

Për Cityn ishte fitorja më e thellë këtë sezon në të gjitha garat, kurse për Leedsin ishte humbja më e thellë këtë sezon dhe më e thella që nga ardhja e trajnerit Marcelo Bielsa në krye të skuadrës.

“Qytetarët” realizuan tre gola në pjesën dhe katër të tjerë në të dytën. Serinë e golave e hapi Phil Foden në minutën e tetë. Për 2:0 realizoi Jack Grealish në minutën e 13-të.

Golin e tretë e shënoi Kevin De Bruyne në minutën e 32-të. Riad Mahrezi realizoi golin e katërt në fillim të pjesës së dytë. Kurse golin e dytë personal dhe të pestin për Cityn, De Bruyne e shënoi në minutën e 62-të.

Deri në fund, vendasit shënuan edhe dy gola. John Stones realizoi për 6:0. Ndërkaq goditjen e fundit Leedsit ia dha Nathan Ake në minutën e 78-të.

Me 41 pikë, Manchester City renditet në vendin e parë. Leedsi është në vendin e 16-të me po aq pikë.


Shtuar 14.12.2021 23:04