Deklarata e plotë: Fjalët kërcënuese të Sulltan Erdoganit ndaj kryeministrit të Kosovës
Erdogan ka kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejt Ramush Haradinajn pasi shkarkoi argatët e tij në qeverinë e Kosovës, Flamur Sefajn dhe Driton Gashin.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur sot në mesdite, Erdogan i është drejtuar Haradinajt me fjalët më të rënda duke e cilësuar atë shërbëtor të Amerikës, transmeton Albeu.com.

Erdogan është futur në punët e brendshme të Kosovës në këtë mënyrë duke marrë në mbrojtje Sefajn dhe Gashin, ndërkohë që ka sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin legjitim të një shteti sovran.

Kërcënimi i plotë
"Shërbimet tona sekrete kanë sjellë këtu gjashtë anëtarë të Gylenit. Por jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar ministri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Ej, kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të t'a japin përgjigjen e merituar".

Burimi: www.hurriyet.com.tr/gundem/erdogan-bunlarin-bilet-parasini-verip-gondermek-lazim-40790399
Shtuar më 31/03/2018, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori