Deklarata e Ahmetit e turpshme!
Deklarata e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, se ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), nuk dëshirojnë trajtim institucional është e turpshme dhe e dhimbshme. Sipas ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), kjo deklaratë e Ahmetit vjen si pasojë e pamundësisë së BDI-së për të zgjedh statusin e UÇK-së edhe pas12 vjetësh. Është e vërtetë se ata nuk luftuan për para dhe interes, por, në një luftë ku fajtor është shteti, trajtimi për të rënët duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (OVL- UÇK), Besim Hoda thotë se nuk është e vërtetë se ish pjesëtarët e UÇK-së nuk duan trajtim institucional.

“Absolutisht nuk është e vërtetë. Kërkojmë trajtim të barabartë, plotësisht të barabartë siç kanë të ashtuquajturit ‘branitella’, as më shumë e as më pak. Ky është edhe qëllimi i Marrëveshjes së Ohrit, kjo është edhe simbolika e fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, ashtu siç ndodh në çdo luftë, ku fajtor kryesor është shteti, në çdo luftë që quhet qytetare ose konflikt brenda shtetëror, ashtu siç u përcaktua në Maqedoni”, thotë Hoda për “Lajm”.

Sipas tij Maqedonia duhet ta bëjë të njëjtin trajtim siç është bërë në Bosnje, të kompensohen dhe dëmshpërblehen me pensione të gjithë të rënët gjatë asaj lufte./albeu.com/
Shtuar më 08/05/2013, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori