Dejan Andonov emërohet zëvendës ministër i Kontrollit të Brendshëm
Qeveria e Maqedonisë, ka bërë sot disa ndryshime në disa sektore në Ministrinë e PunëveBrendshme.

Më saktësisht, kjo ministri ka emëruar ndihmës drejtor në Departanetin e Inteligjencës dhe Analizave Kriminalistike në këtë ministri, si dhe ka emëruar edhe zëvendës ministër për kontroll të brendshëm.

Kështu, Julija Popovska-Aleksandrovska prej sot do të ushtrojë detyrën e ndihmës drejtorit në Departamentin e Inteligjencës dhe analizave kriminalistike pranë Ministrisë së PunëveBrendshme. Kurse në vend të Aneta Stançevskës, si ndihmës ministër për kontroll të brendshëm, është emëruar Dejan Andonov.

Julija Popovska-Aleksandrovska dhe Dajan Andonov janë profesionistë që prej shumë kohësh punojnë në Ministrinë e PunëveBrendshme. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2017, ora 20:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori