Dehari: Investimet tona prekën çdo fshat dhe çdo lagje të Kërçovës
Investimet e pushtetit lokal në Kërçovë nuk janë bërë vetëm brenda qytetit, por jemi angazhuar që investimet të prekin çdo fshat dhe çdo lagje gjithandej territorit të Kërçovës, pa marrë parasysh se çfarë etnie apo besimi i qytetarëve jetojnë aty.

Kështu ka thënë kandidati i BDI-së për kryetar të Kërçovës, Fatmir Dehari, cili vend të posaçëm angazhimit të tij si kryetar komune i ka dhënë edhe investimeve të diasporës, si dhe investimeve të huaja.


“Si problem kryesor, si në gjithë territorin e Maqedonisë ashtu edhe në Kërçovë, është papunësia, ne kemi vendosur që vend të posaçëm ti kushtojmë edhe investimeve të diasporës kërçovare dhe investitorëve të huaj dhe me këtë – ta ulim numrin e të papunëve. Tashmë kemi edhe projekte konkrete për thithjen e investimeve dhe sigurojmë se gjatë mandatit të ardhshëm, do të ulim numrin e të papunëve”, ka siguruar Dehari në emisionin Click Plus në TV21.

Dehari foli edhe për deponinë në qytet, ndërsa ka siguruar se problemi me lokacionin do të zgjidhet shumë shpejt. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2017, ora 22:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori