Kryetari aktual i Komunës së Kërçovës, Fatmir
Dehari ka thënë para këshilltarëve komunalë, se qëllimi kryesor i mandatit të tij të ardhshëm 4 vjeçar është ndërtimi i bashkëjetesës, për një të ardhme më të mirë për Kërçovën.
Këtë
Dehari e tha gjatë mbledhjes së sotme të konstituimit të Këshillit Komunal.
“Do të vazhdojmë të modernizojmë qytetin dhe të shndërrojmë atë në një vend më të bukur. Hapësirat e Komunës do të jenë gjithnjë të hapura për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare. Në Komunën tonë do të zbatohen në tërësi ligjet e shtetit, me çka do të vërtetojmë se jemi të angazhuar për Kërçovën evropiane dhe për Maqedoninë evropiane”, ka deklaruar
Dehari./albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013,
ora 15:56