Tardelli kujton momentin më të bukur të Botërorit 1982

Imazhi i tij me grushtet mbyllur duke bërtitur me të madhe në fushën e Bernabeut janë personifikimi më i qartë i triumfit të Italisë në Botërorin e 1982.

Marco Tardelli, kujton këtë moment historik, por ndalet edhe në detaje të tjera, nga netët përpara ndeshjeve pa gjumë apo te golat e Paolo Rossit:

Pas 40 vitesh, cila është gjëja më e jashtëzakonshme që e bën unike atë arritje?
Ka shumë njerëz që edhe sot na duan aq shumë.

A është ai imazh i yti duke bërtitur pas golit të dytë në finale gjëja më unike e asaj finaleje?
Jo, është puthja që Zoff i dha Bearzot pas përfundimit të ndeshjes me Brazilin.

Është e vërtetë që ju nuk flinit përpara ndeshje, ashtu si Bearzot?
Po, ndonjë herë ka ndodhur.

Si e festuat suksesin përballë Gjermanisë?

Nuk festuam. Menduam për atë ndeshje duke folur mes nesh në një korridor të hotelit, me Rossin dhe Scirea.