Deputeti i vetëm shqiptar që votoi “kundër” në Kuvend
Me 72 vota “për”, 6 vota “të përmbajtur” dhe vetëm 1 votë “kundër”, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbrëmë votoi shpërbërjen e saj më 24 shkurt dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill, edhe përkundër vërejtjeve ndërkombtare dhe opozitare se kjo kohë nuk është e mjaftueshme për të përgatitur këto zgjedhje.

Deputeti i vetëm që votoi “kundër” këtij vendimi ishte deputeti i vetëm i partisë “Uniteti”m Zulfi Adili, ish deputet i BDI-së që për shkak të devijimit fatal të partisë së Ahmetit, së bashku me disa të tjerë themeluan partinë politike “Uniteti”, që zotohet se do e vazhdojë procesin aty ku e ishte lënë BDI. Adili përveç tjerash theksoi çështjen e listës zgjedhore që numëron rreth 1.8 milion votues ndërsa numri i përgjithshëm i qytetarëve që jetojnë në Maqedoni duket të jetë shumë më i ulët, shkruan Fakte.download

Deputetët e PDSH-së votuan “të përmbajtur”, ndërsa ata të LSDM-së paraprakisht lëshuan seancën e Kuvendin, pasi deklaruan se ata nuk do të jenë pjesë e këtij procesi dhe as pjesë e zgjedhjeve më 24 prill.
Shtuar më 19/01/2016, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori