Debate për flamurin kombëtar shqiptar
Parlamenti maqedonas
Manifestimi për shënimin e 100 vjetorit të Ditës së flamurit kombëtar shqiptar ka tensionuar debatin mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe opozitës në Parlament.

Goran Georgiev nga LSDM-ja tha se është e papranueshme që të ndahen para shtetërore për shënimin e 100 vjetorit të flamurit shqiptar, në kohën kur flamuri i Maqedonisë digjet në Kosovë dhe Shqipëri.

“Partnerët e koalicionit VMRO-BDI kanë bërë pazar joprincipiel. Ne jemi kundër që në kohën kur flamuri, maqedonas digjet në Kosovë dhe Shqipëri, ne të lejojmë që Dita e flamurit shqiptar të festohet me para të shtetit.

Kjo është absurd dhe e papranueshme në këtë kohë kur po na ndodhin incidente ndëretnike”, deklaroi Georgiev I cili propozoi që të bëhetr një përzgjedhje e dative tjera nga historia dhe kultura shqiptare.

I ashpër ishte reagimi i koordinatorit të grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Talat Xhaferi i cili akuzoi opozitën maqedonase se këtë rast po e shfrytëzon për politika të saja ditore, raporton Zhurnal.

“Është skandaloze sjellja juaj kolegë Georgiev, sepse ju jeni kryetar i Komisionit të Kulturës që e keni menaxhuar dhe votuar programin. Shteti shqiptar në asnjë rast është paraqitur si sulmues.

Shqipëria është shteti i parë që e ka pranuar pavarësinë e Maqedonisë. Prandaj vlerësoj se qëndrimi juaj është për politika ditore”, u kundërpërgjigj Talat Xhaferi nga BDI-ja.




























Shtuar më 21/03/2012, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori