Debat me sektorin civil, "Pritjet, Sfidat dhe Hapat e Ardhshme në Eurointegrime"
Para shpalljes së Raportit të këtij viti nga ana e Komisionit Evropian Strategjia për zgjerim dhe Raporti i progresit për Republikën e Maqedonisë, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u realizua debat në temë: "Pritjet, sfidat dhe hapat e ardhshme në eurointegrime’’ si pjesë e ciklit debatues "BE bisedime".

Debati i sotëm është pjesë e ciklit debatues "BE bisedime" në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, në drejtim të realizimit të BE Agjendës 2015, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të dialogut në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian, e udhëhequr nga parimet inkluzive dhe transparente në punën e saj.

BE bisedimet, kanë qëllim, përmes debati të hapur, profesional dhe konstruktiv, mes palëve të ndryshme shoqërore në tema dhe çështje aktuale, të kontribuojnë në kalibrimin e qëndrimeve të përbashkëta, udhëzime dhe sugjerime të cilat mund të çojnë deri në zgjidhje.

debat pjesëmarrës ishin përfaqësues të shoqërive civile të cilët debatuan për pritjet e tyre në lidhje me Strategjinë e zgjerimit dhe Raportin e ardhshëm të këtij viti për progresin e Republikës së Maqedonisë, si mendimet dhe propozimet për kontributin në përfshirjen e vazhdueshme në proces. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2015, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori