“De Fakto Maqedonia nuk ka rekomandim për anëtarësim”
Legjislacioni i Maqedonisë është i harmonizuar me të drejtën e Bashkimi Evropian, por ajo që mungon është zbatimi i saj, deklaroi Aleksandar Jovanovski nga “Instituti për politika evropiane” në paraqitjen e të djeshme në emisionin “10 Minuta”.

I gjithë raporti, sipas Jovanovskit ndodhet nën hije të kritereve politike. Nga nota 5, Maqedonia mori 2,3, gjë që tregon se akoma mbetet shumë punë për t’u bërë në rrugën e euro-integrimit. Një pjesë e probleme, për të cilat foli Jovanovski ishin edhe mungesa e një konsultimi dhe debati të gjerë për sjelljen të ligjeve dhe sjellja e shpejtë e ligjeve në Kuvend, njofton tv21.

Kjo, thotë ai, sa i takon cilësisë së ligjeve, i bën ato diskutabile. Jovanovski është decid se retorika në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë është kritike. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2015, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori