Pesë persona, kryesisht të
rinj, mbetën të ngujuar në reshjet e
dendura të
dëborës në malin e Vodnos mbrëmjen e djeshme.
Me ndërhyrjen e Qendrës për menaxhim me kriza, ata janë nxjerrë nga mali shëndosh e mirë.
Ndërkohë, për shkak të reshjeve të
dendura të
dëborës, autoritetet dhe ekipet e shpëtimit kanë paralajmëruar qytetarët që të shmangin daljet nga shtëpia dhe të mos shkojnë në pikat malore, për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2017,
ora 09:53