Davutoglu: Turqia mbështet Maqedoninë në NATO
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu takoi sot në Shkup kryeministrim e Maqedonisë, Nikola Gruevski.

Davutoglu tha se Turqia është e angazhuar që Maqedonia të pranohet në NATO.

“Askush nuk e përkrah Maqedoninë në këtë rrugë ashtu siç e përkrah Turqia . Që të kemi stabilitet në rajon, vendet e rajonit duhet që të jenë nën ombrellën e NATO-s”, tha kreu i qeverisë turke.

Gruevski theksoi se Maqedonia dhe Turqia kanë qenë dhe mbeten partnerë të fuqishëm ekonomik.

"Në vitin 1999 kur unë isha ministër i ekonomisë, kërkova që me Turqinë të nënshkruajmë marrëveshje për tregëti të lirë, dhe pas negociatave që zgjatën 1 vit, marrëveshja u nënshkrua. Në atë kohë këmbimi tregtar mes dy vendeve ishte 50 milionë dollarë, ndërsa sot vlera është pothuajse dhjetëfish më e lartë”, tha Gruevski.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se marrëdhëniet mes të dyja shteteve mbeten të mira./albeu.com/
Shtuar më 23/12/2014, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori