Lis Truss dha dorëheqjen, reagon presidenti i SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden ka dalë me një deklaratë pas dorëheqjes së kryeministres Liz Truss, e cila ka dhënë dorëheqjen pas 44 ditësh në këtë pozicion.

Ai theksoi se SHBA dhe Britania e Madhe janë “aleatë të fortë dhe miq të qëndrueshëm”, duke thënë: “Ky fakt nuk do të ndryshojë kurrë”.

“Falënderoj kryeministren Liz Truss për partneritetin e saj në një sërë çështjesh, duke përfshirë mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për luftën e saj kundër Ukrainës. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar ndërsa punojmë së bashku për të përballuar sfidat globale me të cilat përballen kombet tona”, tha Biden

Më herët, Emmanuel Macron tha se ishte e rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar të gjente “stabilitet” sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ne duam, mbi të gjitha, stabilitet,” tha ai. “Në nivel personal, jam gjithmonë i trishtuar kur shoh një koleg të largohet”./albeu.com


Shtuar 20.10.2022 16:48