Dashuria e ndaluar me shqiptarin, zhduket 14-vjeçarja
Policia është ende në kërkim të një 14-vjeçareje nga Ohri, e cila është zhdukur prej 12 ditësh. Ajo është Maja Blazhevska, që është larguar nga shtëpia, për të dytën herë brenda një periudhë të shkurtër.

Herën e parë ajo ishte rikthyer shëndosh e mirë, por kësaj here kanë kaluar gati dy javë.

Në mediat sociale qarkullojnë spekulime se e mitura ishte lidhur me një të ri shqiptar dhe se kishte nisur një lidhje dashurie.

Presioni nga familja, për këtë dashuri të ndaluar, ka bërë që e mitura të largohej nga shtëpia, për të qenë sëbashku me të dashurin e saj shqiptar, raporton "Almakos".

Policia nuk ka mundur të konfirmojë këto informacione, veçse ka njoftuar se është në kërkim intensiv të së miturës.
Shtuar më 25/11/2013, ora 19:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori