DASH përshëndet vendimin e Ivanovit: Do të bashkëpunojmë me qeverinë e re
SHBA-të kanë përshëndetur vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për ndarjen e mandatit për formimin e qeverisë së re, kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) thekson se vendimi i Ivanovit paraqet një hap të rëndësishëm për demokracinë e vendit dhe qytetarët.

“Ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë e Maqedonisë dhe qytetarët e Maqedonisë. Ne do të punojmë me Qeverinë e re për te zgjidhur sfidat e shumta me të cilat ballafaqohet Maqedonia, përfshirë nevojën për reforma demokratike dhe implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos. Shtetet e Bashkuara mbeten mik dhe partner i Maqedonisë dhe ne jemi të angazhuar për ta mbështetur ardhmërinë e saj evropiane dhe euro-atlantike”, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH). /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2017, ora 22:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori