Danielson anuloi vizitën në Maqedoni pas rastit "Puç"
Drejtori i Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Bashkimit Evropian, Kristian Danielson, e anuloi vizitën e tij në Maqedoni. Për shkak të krizës politikë që mbisundon si pasojë e aferës “Puç”, ai nuk do të udhëtojë për në Shkup.

Paraprakisht, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki tha se në këtë situatë ku gjendet vendi duhet të harxhojë më shumë energji për integrimin e tij në BE.

Deri më tani nuk është e ditur nëse edhe Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, do ta anulojë vizitën e tij në Shkup të paralajmëruar në gjysmën e dytë të muajit shkurt.

Nga MPJ nuk e konfirmojnë anulimin e vizitës së Danielson, ndërkaq ende nuk dihet se a do të aktivizohet dialogu në nivel të lartë Maqedoni-Bruksel./albeu.com/
Shtuar më 03/02/2015, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori