Danaj mbështet Rufi Osmanin
Koço Danaj, drejtuesi i Platformës për Shqipërinë Natyrale, ka shprehur mbështetjen për partinë e re të Rufi Osmanit. "Rufi Osmanin e kam njohur nga larg. Por duket se me atë më bashkojnë idetë lidhur me të ardhmen e shqiptarëve. Idetë e Osmanit duket të jenë më afër ideve të mija dhe organizmit që unë përfaqësoj", theksoi Danaj për agjencinë e lajmeve INA.

“Ai ai që nuk harron të kaluarën, është më i besueshëm dhe më në gjendje të përpunojë të ardhmen e popullit të cilit i përket dhe idetë që sendërtojnë këtë të ardhme. Shqiptarët në Shqipërinë Lindore, kanë nevojë për një rilindje. Dhe unë besoj se Rufi Osmani është në gjendje të përpunojë idetë e rilindjes së shqiptarëve”, thekson drejtuesi i Listës për Shqipërinë Natyrale.

Sipas Danajt, Rufi Osmani është më i besueshëm, dhe i aftë të përpunojë idetë e rilindjes së shqiptarëve. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2011, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori