Damjanovski pyet MPB-në: Pse bllokohen rrugët e Kumanovës?
Bllokimi i dy rrugëve "11 Tetori" dhe "Todor Velkov" në qendër të Kumanovës, ka shkaktuar panik dhe shqetsim tek banrët e qytetit, të cilët e kanë ende të freskët në memorjen e tyre konfliktin e armatosur të fundjavës së shkuar në "Lagjen e Trimave".

Për këtë gjë ka reaguar edhe kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, i cili i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të sqarojë se për çfarë arsye janë bllokuar këto dy rrugë pasi një veprim i tillë ka shkaktuar shqetësime te banorët. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2015, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori