Marrëveshja për qeverinë në Maqedoninë e Veriut, Rama: Ditë e shënuar për shqiptarët

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për arritjen e marrëveshjes historike midis kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të LSDM-së Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Rama në një postim në Twitter e ka konsideruar këtë një ditë të shënuar për shqiptarët.

“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në mandatin e ri qeverisës, ndërsa në 100 ditët e fundit të mandatit kryeministri do të zgjidhet nga partia e Ali Ahmetit.


Shtuar 18.08.2020 17:06