Dalin shifrat, sa vota mori Erdogani nga turqit në Maqedoni
Fitorja e Erdoganit u shoqërua me festë në Prizren dhe Shkup, ndërsa nga të dhënat më të fundit mësohet se turqit që jetojnë në Maqedoni i kanë dhënë atij shumicën.

Mësohet se Erdogan ka marrë 58 për qind të 642 votave të hedhura në kutinë e hapur tek ambasada turke në Shkup, kurse Ince ka marrë 29 për qind.

Meral Aksener mori 6.54 për qind, kurse Selahatin Demirtas 5.14 për qind, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, në Tiranë ka fituar Ince, i cili mori 49 për qind të votave, kurse Erdogan 38 për qind. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2018, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori