Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale forcat do ti masin
kandidati i
mbështetur nga koalicioni qeverisës Stevo
Pendarovski dhe kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe
koalicionit.
Sipas rezultateve të publikuara në faqen e internetit të KSHZ-së, kryeson
kandidati presidencial i LSDM-së dhe
koalicionit Stevo
Pendarovski me 42,84 për qind ose 323.783 vota të fituara, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe
koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,24 ose 319.201 vota, ndërsa i treti është
kandidati i
mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,57 për qind ose 79.913 vota.
Gjithsej kanë votuar 755.709 qytetarë ose 41.81%, të vlefshme ka
gjithsej 722.897 fletëvotime kurse 32.825 fletëvotime janë të pavlefshme.
Shtuar më 22/04/2019,
ora 21:31