Ilir Meta tregon qëllimin e Partisë së Lirisë: Do t’ia japim pushtetin “Mbretit”

Në takimin me të rinjtë e Partisë së Lirisë në Jalë, ku startoi edhe kampingu i përvitshëm i forumit rinor, kreu i saj Ilir Meta nxori në pah objektivat e vërtetë që ka kjo forcë politike.

Sipas Metës, tanimë nuk do të luajë më rolin e “Kingmaker-it” në politikë duke ruajtur ekuilibrat, por do t’ia japë pushtetin “King-ut”, pra popullit që për të është mbreti i sovranitetit.

Ilir Meta:

“Shqipëria duhet të jetë e para në rajon për të mbështetur arsimin. E para për të krijuar vende të reja pune. Përse Maqedonia e Veriut ka shumë zona të lira, si Shkupi 1, Shkupi 2 mbi 10-15 vjet që janë krijuar. Shikoni ça prioriteti i jepet të rinjve. Kurse këtu kemi pastrimin e parave dhe ekspansionin  e

Ndraghetas në shoqërinë tonë. Këtu kemi kullat me 4-5 mijë euro metri katror, sepse mendojmë se do vijnë ata që do blejnë pasaportat këtu. Kurse për një çift të ri të fejuar, ose martuar ne e dimë sa vite punë duhen për të blerë një shtëpi në Tiranë. Partia e Lirisë nuk synon më të jetë një forcë “king-maker”. Por synon t’ia japë pushtetin “King-ut” dhe “King-u” është populli i Shqipërisë, është sovrani nëpërmjet referendumit. Kjo garanton që Shqipëria do të jetë e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë sot e përgjithmonë”, tha Meta.