Fero ofendon rëndë sërish Unikkatilin duke paralajmëruar “diss” (VIDEO)

Reperi i njohur Fero bëri së fundmi disa deklarata të forta kundrejt reperëve Unikkatil dhe Mozzik.

Ai fillimisht u tall me projektin e ri muzikor të Unikkatilit, duke e publikuar në InstaStory dhe duke e quajtur me ironi reperin si “të skaduar”.

Më pas ai pati kritika edhe për ish-kolegun e dikurshëm nga labeli i ON Recrods, Mozzik, duke e etiketuar në një prej postimeve të tij me përmbajtje fyese ndaj tij dhe Unikkatilit.

E duket se me të njëjtin ritëm, reperi nga Gjilani vazhdoi edhe mbrëmjen e së premtes, kur publikoi një tjetër video për fansat e tij në InstaStory.

Ai me ironi u shpreh: “Jam rrugës duke shkuar në studio, për nja një orë e gjysmë mbërrij, edhe ju dikush që doni Unip*dhit me i qit tekst, dërgomani këtu ta fus në tekst”.

Fero është i njohur përndryshe për sulmet ndaj reperëve të tjerë, pasi një gjë të tillë kishte bërë kohë më parë edhe label-in PINT dhe reperin BimBimma.

Kundrejt këtyre provokimeve në rrjetet sociale, nuk ka pasur një kundër-reagim nga ana e palës tjetër, në këtë rast nga reperët Mozzik dhe Unikkatil.


Shtuar 6.05.2022 21:31