Trezeguet tregon problemet që Ronaldo ka me shokët e skuadrës të Juventusi

David Trezeguet ka pranuar që Cristiano Ronaldo ka “probleme” me disa shokë të skuadrës te Juventusi dhe ka thënë se shitja e Kinglsley Coman ishte njëri prej gabimeve “më të mëdha” të klubit

“Dëshiroj ta rishfaq vetën time në botën e futbollit, ka shumë trajner të rinj dhe drejtor dhe mendoj që ne jemi në fillimin e ndryshimit të një gjenerate”, tha francezi për La Gazzetta dello Sport, duke shpjeguar arsyen se pse ai po largohet nga Juventusi.

Gjatë intervistës, ai ka pranuar që Cristiano Ronaldo ka probleme me disa nga shokët e tij të skuadrës në Torino. “Ishte njëri prej nënshkrimeve më të mira nga klubi, askush nuk e kishte pritur”, tha Trezeguet. “Ka pasur disa probleme me shokët e skuadrës dhe këtë mund ta shihni edhe ju, por ai ka shënuar 100 gola”, shkruan GazetaExpress.

Mendoj që askush nuk arrin ta menaxhojë atë si Zinedine Zidane, ndoshta mungon edhe bashkëbisedimi i duhur më të në Juventus. Një trajner mund t’i thotë një lojtari: Shiko në ndeshje, ju vraponi për 90 minuta dhe duhet të ndihmoni për t’i fituar ndeshjet?”.

“Janë disa lojtarë që ju nuk dëshironi t’i keni kundër për shkak se ata bëjnë që ju të fitoni ndeshje. Ronaldo është njëri prej tyre, Dybala po ashtu. Disa të tjerë, me gjithë respektin, nuk janë të tillë.

Cristiano Ronaldo ju bashkua Juventusit nga Real Madridsi për 112 milionë euro në vitin 2018. Ai ka edhe një vit kontratë me bardhzinjtë dhe sipas disa raporteve, ai mund të largohet nga klubi këtë verë.

Megjithatë, drejtori i ri i Juventusit, Federico Cherubini ka thënë se “nuk ka sinjale” që CR7 dëshiron që të largohet nga Juventusi këtë verë.

Trezeguet, ish sulmues i Francës, po ashtu ka shtuar se gjigantët e Serie A e kishin gabim kur e shitën Kingsley Coman në Bayern Munich më 2015. “Ishte një gabim i tyre i madh”, ka thënë 43 vjeçari.

Coman ju bashkua bardhezinjve si lojtar i lirë nga PSG më 2014. Ai kaloi një sezon në Torino, duke shënuar një gol në 22 paraqitje me Zonjën e vjetër.


Shtuar 4.07.2021 09:32