Dalin fakte të reja,për dhunën e së enjtes në Kuvend
Policia e Maqedonisë ka ndërhyrë në parandalimin e dhunës në Kuvend.

Oliver Spasovski tha dje se:

Shtabi i Drejtorisë për Siguri Publike ishte totalisht jashtë kontrolle.
DSK nuk ka përgatitur raport për sigurinë-Nuk ka pasur koordninim në mes organeve policore.
Kamerat e "Qyteti i sigurtë" nuk kanë qenë të kyçura.
Dyert te Kuvendit janë hapur prej brenda.
Policët që ishin brenda kanë qëndruar duarkryq.
Anëtarët e shtabit të Mitko Çavkov nuk kanë qenë në shtab.
Edhe pse kanë kërkuar ndihmë, shtabi i Çavkov ka njoftuar se nuk mund të ketë forca shtesë.
Çavkov nuk i ka thirrur Njësinë Speciale.
Çavkov nuk ka dhënë urdhër për evakuimin e deputetëve.
Janë humbur dy memori plotësuese (hard disk) me informacione shtesë.
Janë ndaluar inçizimet e radio-stacioneve mes grupeve të policisë-Agim Nuhiu i dërgoi ”sms” Çavkovit se situata mund të eskalojë, ndërsa ai ja kthen ”situata është nën kontroll”, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ky raport voluminoz që është përgatitur për 1 muaj do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore Publike.

Shtuar më 09/06/2017, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori