Dalin detaje nga vizita e Xhaferit në Serbi
Kryeparlamentari Talat Xhaferi, duke filluar nga sot deri më 24 maj do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Serbisë.

"Në shoqërim të kryetarit të Kuvendit do të jenë anëtarët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin PopullorRepublikës së Serbisë, z. Ivan Stoiljkoviq, kryetar i grupit, z. Ilija Nikollovski, anëtar i grupit dhe z-nja Mirsada Emini Asani, gjithashtu anëtare e grupit për bashkëpunim.

Në kuadër të vizitës zyrtare, kryetari i KuvenditRepublikës së Maqedonisë do të takohet me kryetaren e Kuvendit PopullorRepublikës së Serbisë, Maja Gojkoviq, me kryetaren e Qeverisë së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq dhe anëtarët e Grupit për bashkëpunim në Kuvendin PopullorRepublikës së Serbisë." thuhet në njoftim.


Shtuar më 22/05/2018, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori