Daily Mail: Propaganda nxit protestat e refugjatëve në kufirin maqedono-grek
Prestigjiozja britanike ”Daily Mail” raporton se protestat e refugjatëve në kufirin maqedono-grek nxiten nga propaganda të rrejshme dhe premtime, të cilat nervozojnë refugjatët dhe shkaktojnë dhunë.

Gjithashtu kjo gazetë raporton se në grupin e 17 personave të arrestuar në incidentin e fundit, ka edhe dy britanezë, dhe po ashtu bënë të ditur se të arrestuarit vijnë edhe nga Gjermania, Austria, Hollanda, Suedia dhe Greqia.

Ata akuzohen për përhapje të lajmeve të pa vërteta në mes të migrantëve, duke pretenduar se kufiri është i hapur për kalim, kurse në Idomeni gjenden rreth 11 mijë migrantë. Qeveria greke ka premtuar se do t’i shpërndajë në kambet brenda vendit./Albeu.com/
Shtuar më 14/04/2016, ora 13:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori