Aksident i rëndë Tiranë, mjeti përplas të miturin

Një makinë ka përplasur një 15-vjeçar te “21 Dhjetori në Tiranë.

Si pasojë  15-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se shoferi i mjetit që përplasi të miturin është shtetasi me iniciale B.Z. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 15.04.2022 12:28