ǒpo dyshohet në tragjedinë e Tetovës?!
Dyshimet lidhur me atë se si ndodhi tragjedia në Shipkovicë dhe rajonin e Tetovës, i kanë shtuar edhe informatat zyrtare sipas të cilave në Shtip janë shënuar reshje shiu prej 40 litrave, kurse në Tetovë reshje prej vetëm 9 litra ishin në një metër katrorë, transmeton Tetova Sot.

Duke u bazuar në këto të dhëna akademiku Izet Zeqiri ngritur dyshimin mos ndoshta ujërat e Sharrit janë drejtuar kah Tetova, për të mbrojtur Mavrovën.

“Në Shtip ka rënë 500% më shumë shi dhe s’ka dëme si në Tetovë? Parashtrohet pyetja ku është problemi dhe faji? Mos vallë ujërat e Sharrit jane orientuar kah Pollogu shpatijeve të Sharrit që të mos rrezikohet Mavrova”, pyet Zeqiri. /Albeu.com/

Shtuar më 05/08/2015, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori