Ç'po bën BDI-ja dhe PDSH-ja për implementimin e Marrëveshjes se Ohrit?
Pëlqej
Sot është përvjetori i 13-të i nënshkrimit të dokumentit që rregullon raportet etnike në vend, të Marrëveshjes së Ohrit.

Parimet që përfshihen në dokumentin që u nënshkrua për fat të keq nuk janë të aplikueshme edhe në praktikë.

BDI-ja për Marrëveshjen e Ohrit

Ministri Fatmir Besimi, tha se do të bëhet një analizë rreth asaj se deri ku ka arritur implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, ndërkohë edhe Ministri për implementimin e kësaj marrëveshje, Musa Xhaferi thotë se në mandatit të ardhshëm do t’i përkushtohet implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Megjithëse ka kaq kohë në pushtet, funksionarët e BDI-së tashmë po "kujtohen" që të "ringjallin marrëveshjen.

PDSH-ja për Marrëveshjen e Ohrit

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu thotë për Portalb se BDI-së asnjëherë nuk i ka interesuar implementimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Zyrtarë të lartë të PDSH-së besojnë se Bashkimi Demokratik për Integrim mendon më shumë për pushtet sesa për implementimin e MO-së.

Gjithsesi, MO-ja paraqet një sfidë për rregullimin e marrëdhënieve etnike, sidomos mes dy etnive më të mëdha në vend, shqiptarëve dhe maqedonasve. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2014, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori