CoVid19, pesë persona pozitiv në territorin e Gostivarit
Shtabi i emergjencësGostivarit për komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë – Rostushë, mbanë mbledhjen e radhës ku shqyrtohet situata aktuale me koronavirusin në këto tre komuna.

Drejtuesit e tre komunave dhe udhëheqës institucionesh janë duke referuar mbi gjendjen e fundit, ndërsa pas mbarimit të mbledhjes, do të bëhen të ditura propozimet rreth veprimit të mëtejmë në këtë situatë pandemie.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në cilësinë e kryetarit të Shtabit të emergjencës, falënderoi institucionet për ushtrimin e detyrës së tyre në nivelin e duhur, sidomos qytetarët për sjelljen e tyre të ndërgjegjshme dhe respektimin e rekomandimeve të deritanihsme.

Ndryshe, Shtabi i emergjencësGostivar mbanë mbledhje të rregullt dy herë në javë, të hënën dhe të enjten, që kur është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në vendin tonë për shkak të virusit Korona. Ndryshe, deri më tani në territorin e Gostivarit janë testuar 97 persona, rezultati i 17 prej tyre pritet të mbërri sot. Nga këto të testuar, pesë persona janë pozitiv, dy nga territori i Komunës sê Vrapçishtit: fshati Kalisht dhe Dobërdoll, një prej Strumice, i cili trajtohet në Repartin Infektiv në Gostivar dhe dy persona nga Gostivari të cilët në ritestim kanë dalë negativ.
Shtuar më 06/04/2020, ora 12:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori