COVID-19, si të mbroheni nëse po shkoni të votoni në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut zhvillon sot zgjedhjet e parakohëshme, por ndërkohë situata nga COVID-19 nuk ka mbaruar akoma.

Ndiqni rekomandimet e mëposhtme për votim dhe mbrojtje kundër virusit:

– Ejani në vendvotim me maskë!
Maska duhet të mbulojë nofullën, gojën dhe hundën!
– Shmangni shtrëngimin e duarve dhe kontaktet e tjera fizike!
– Kur të jeni në vendvotim, mbani distancën sipas rekomandimeve të sigurisë!
– Në vendvotim mund të ketë po aq votues sa edhe paravanë të votimit!
– Dezinfektoni duart para dhe pasi të keni votuar duke përdorur një mjet për dezinfektim!
– Në vendvotim, anëtarët e këshillit zgjedhor do të mbajnë pajisje mbrojtëse dhe do të
respektojnë rregullat për ruajtjen e distancës, në përputhje me rekomandimet e sigurisë!
– Dhomat do të ajrosen!
– Kur të vërtetohet identiteti i votuesit, ky i fundit do të duhet të heqë maskën shkurt dhe
pastaj ta kthejë në vend në mënyrë po aq të sigurt sa edhe e ka hequr!
– Pasi të keni ushtruar të drejtën e votës, mos qëndroni në vendvotim!

Gjatë votimit, ndiqni rekomandimet dhe mbroni veten dhe të tjerët shkruan telegrafi!


Hapi nr.1 – PËRDORIMI I DREJTË I MASKËS
– Nëse maska është për një përdorim, mos e përdorni dy herë
– Para se të përdorni maskën, duart tuaja duhet të jenë të pastra
Maska duhet të mbulojë hundën, gojën dhe nofullën
– Nëse maska ka ndonjë pjesë metalike, ajo duhet të jetë sipër hundës
– Shmangni prekjen e maskës
– Hiqni si duhet maskën, pastaj lani duart


Hapi nr.2 – DEZINFEKTO DUART DHE VOTO NË MËNYRË TË SIGURT!
– Para se të përdorni mjetin për dezinfektim, duart tuaja duhet të jenë të thata
– Nëse i keni duart e lagura, efekti i mjetit për dezinfektim zvogëlohet
– Pasi të keni aplikuar mjetin për dezinfektim, prisni që të thahet


Hapi nr.3
– Distanca sociale dhe fizike do të thotë mbajtje e distancës midis jush dhe përreth jush.
– Mbani distancën në përputhje me rekomandimet e sigurisë.

Shtuar më 15/07/2020, ora 08:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori