Maqedonia e Veriut gjatë 24
orëve të fundit ka regjistruar 63 raste të tjera me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 90.717.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë
ditës së fundit po ashtu u regjistruan 6 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.791.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 78.727, përfshirë 573 pacientë të shëruar gjatë
ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 9.199.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24
orëve të fundit kanë kryer 677 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 443.277.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 19:10