Enca: Ky është kushti që të dëgjoni një “copë” nga kënga e re e imja (FOTO LAJM)

Këngëtarja Enca Haxhia pritet që të nxjerrë së shpejti këngën e saj të re.

“E preferuara juaj po rikthehet”, shkruante Enca ndërsa më pas bëri me dije se kënga do të titullohet “Kalle”.

Sipas këngëtares, kënga pritet që të publikohet javën e ardhshme.

“Hiti i ri po vjen”, bën me dije këngëtarja.

Por për të publikuar një fragment nga projekti, Enca ka një kusht.

“5 mijë komente për “Kalle” dhe mund t’ju lë të dëgjoni një fragment”, shprehet këngëtarja lidhur me një foto që ka ndarë së fundmi nga Dubai./albeu.com/