"CIVIL": Stop presionit dhe kërcënimeve ndaj nxënësve
Nxënësit e shumë shkolla të mesme, që prej të hënës vazhdojnë bojkotimin e mësimit. Kjo pasi Ministria e arsimit dhe shkencës ka më shumë se një muaj që injoron thirrjet e tyre për bisedime.

"CIVIL", Qendra për liri dhe vëzhgim të gjendjeve në teren që nga fillimi ka qenë në aktivitete e Plenumit të nxënësve ku ka konstatuar shkelje serioze të të drejtave të nxënësve, që u intensifikuan ditëve të fundit.

"CIVIL ka konstatuar se është shkelur e drejta e lirisë së lëvizjes nëpër shkolla ku po zhvillohet bojkoti I mësimit. Me urdhër të drejtuesve të shkollave, në disa shkolla janë mbyllur dyert kryesore me çka nxënësve u pamundësohet lëvizja e lirë dhe qasja në shkolla. Në disa shkolla ju mbyllen dyert e klasave ku ata dëshirojnë të bëjnë ndonjë aktivitet dhe kështu me orë të tëra lihen nëpër oborre, dhe korridore", shprehn nga kjo qëndër, përcjell Portalb.

Ata rikujtojnë se kjo sjellje e dhunshme dhe e vandalizuar mund të shkaktojë revolt tek nxënësit.

Sipas "CIVIL", nxënësit janë vazhdimisht nën presionin, etiketimin dhe kërcënimin e drejtorëve dhe një pjesë të kuadrit arsimor. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori