Civil akuzon Ivanov-in për rishkelje të Kushtetutës
Qendra për liri “Civil” me anë të një komunikate të lëshuar për mediat ka reaguar ndaj vendimit të presidentit të shtetit për të mos e ndarë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Për Civil, Ivanov me vendimin e sotëm për të shumtën herë shkeli Kushtetutën e vendit.

“Gjorge Ivanvo, njeriu i cili në pushtet erdhi përmes mashtrimeve zgjedhore të organizuara nga partia në largim nga pushteti, sipas ekspertëve relevant, ka shkelur Kushtetutën e Maqedonisë disa herë deri tani, sot edhe një herë e bëri këtë. Me fjalimin e tij të shkurtë, pa hapësirë për pyetje, Ivanov bëri edhe një akrobacion politik, sa të pamenduar dhe komik, aq edhe të rrezikshëm. Ivanvo as edhe me një fjalë nuk e dënoi dhunën kundër gazetarëve dhe ngjarjet gjatë kohës së protestave të cilat i organizon pushteti në largim. Në vend të kësaj, ai lejoi edhe një paraqitje jologjike para opinionit”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Civil. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2017, ora 19:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori