E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Cipras: Maqedonia të zgjidhë njëherë emrin pastaj BE dhe NATO
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras përsëriti qëndrimet se Athina kontesti me emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë patjetër duhet të zgjidhet përpara se fqinji i vogël i Ballkanit t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, shkruan gazeta greke “Katimerini”.

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, para samitit trepalësh të liderëve të Greqisë, Serbisë, Bullgarisë në Selanik, Cipras tha se “vendimet e Këshillit evropian dhe të samitit të NATO-s thonë se për emrin patjetër duhet njëherë të zgjidhet edhe atë në mënyrë të pranueshme të përbashkët”,shkruan express.

Ai theksoi se ministrat e Punëve të Jashtme të të dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm dhe se shefi i diplomacisë greke do të bisedojë me përfaqësuesin special të Kombeve të Bashkuara për emrin, Metju Nimic.

Çështja për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor do të jetë temë kryesore e takimit tre palësh mes Cipras, Vuçiçit dhe kryeministrit të Bullgarisë Bijko Borisov. Në takim gjithashtu do të bisedohet për lidhjen hekurudhore të Selanikut me Boogradin si dhe për bashkëpunimin energjetik mes tre vendeve.
Shtuar më 13/07/2017, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori