Cipras krah Maqedonisë së Veriut: Europa bëri gabim
Duket se ish-Kryeministri i Greqisë, Tsipras mendon se BE bëri shumë gabim që nuk i hapi negociatat me Maqedoninë e Veriut.

"Dua të besoj se Evropa shumë shpejt do ta kuptojë gabimin që e ka bërë me Maqedoninë e Veriut dhe dua të besoj se shumë shpejtë do të ndryshohet vendimi, sepse ky vendim nuk është i përhershëm, thotë lideri i Siryzës dhe ish-kryeministër i Greqisë, Aleksis Cipras në një intervistë për televizionin lokal “Flesh” nga qyteti grek Kozani gjatë vizitës së tij në këtë qytet.

Lidhur me zhvillimet e fundit dhe mosdhënien e datës nga BE-ja dhe si kjo do të ndikonte në Marrëveshjen e Prespës, Ciprasi thekson se vlerësimi i tij është se “marrëveshja nuk është në rrezik, ndërsa nëse diçka është në rrezik ai është stabiliteti politik në vendin fqinj” dhe shfaq shpresën se Evropa së shpejti do ta kuptojë gabimin dhe do ta ndryshojë vendimin.

“Për mendimin tim ky vendim ishte i gabuar dhe historikisht i pasaktë, megjithatë, unë ende kam shpresë se ky vendim do të ndryshojë dhe Qeveria greke duhet të kishte rol kryesor që të ndryshojë ky vendim, por rolin e luajnë qeveritë e tjera, italiane dhe të tjera. Në çdo rast, nuk shqetësohem për stabilitetin e kësaj marrëveshje. Gjithsesi ndoshta Mitsotakisi është i shqetësuar, sepse nëse vjen Mickovski me të cilin kanë mendim të njëjtë ai do të vrapojë ta lus që të mos e kontestojë marrëveshjen, marrëveshje që ai vetë e karakterizoi si të dëmshme”, tha Ciprasi.
Shtuar më 14/11/2019, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori