Cipras: Dy kushte për zgjidhjen e kontekstit të emrit
Për Greqinë ka dy kushte kyçe rreth kompromisit për emrin, njëri është emër i përbërë me përcaktim gjeografik, ndërsa i dyti është të jetë zgjidhje e qëndrueshme, këtë e tha kryeministri Aleksis Cipras, pas përfundimit të Samitit evropian në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Brukseli për vizitën e Nikos Koxiasit.

“Nuk duhet të jetë “version i lehtësuar”, por zgjidhje e qëndrueshme që të krijohet dialog i fortë midis popujve, emri duhet në çdo përdorim, ndërkombëtar, dypalësh por edhe për përdorim të brendshëm. Nuk mund të ketë emër të ndryshëm në Kombet e Bashkuara, ndërsa të vazhdojë të quhet Maqedoni në Kushtetutë. Marrëveshja nuk është e lehtë, në Greqi shumë njerëz kundërshtojnë, por ky është shans historik i cili duhet të shfrytëzohet”, ka deklaruar Cipras.

Cipras, siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga brukseli, për çështjen e emrit fillimisht me humor i është përgjigjur: “Herën tjetër nuk do ta përdorni temin Republika e Maqedonisë, por e Epërmja apo çfarëdo qoftë opsioni”. Kryeministri pastaj ka porositur se Greqia i ka “qëllimet më të mira në botë”.

I pyetur t’i komentojë kërcënimet ruse drejtuar maqedonisë se ka rreziqe negative për stabilitetin rajonal nëse vendi hyn në NATO, Cipras tha se nuk duhet palë të treta të përzihen dhe se çështja për emrin është dy palëshe dhe do të zgjidhet në suaza të OKB-së. /albeu.com/








Shtuar më 24/03/2018, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori