Cilët zyrtarë morën ryshfet në rastin “Telekom”?
Së shpejti do të bëhen të ditur emrat e të paktën tre zyrtarëve nga Maqedonia që morën ryshfetrastinTelekom”. Me fillimin e gjyqit për këtë rast, do të mësohen edhe emrat e këtyre zyrtarëve, ndërsa përmes transkripteve opinioni publik do të informohet se çfarë roli kanë pasur në këtë skandal korrupsioni.

Siç shkruan "Prizma", gjatë muajve të fundit grupi i avokatëve i angazhuar nga Komisioni Amerikan për Letra me Vlerë së bashku me përfaqësuesit e komisionit të cilët po qëndrojnë në vend, po grumbullojnë material dëshmuese dhe deklarata nga dëshmitarët.

Deri në fund të këtij muaji, më saktë më 31 janar, përfundon afati për këtë fazë të procesit, ndërsa më pas vijon ekspertiza dhe kompletimi i gjithë procedurës, e cila do të vazhdojë deri më 31 mars.

Rasti në SHBA kundër ish-drejtorëve të Maxhari Telekom-Elek Shtraub, Tomash Morvai dhe Andrash Balog është hapur në vitin 2011.

Tre ish-drejtorët akuzohen se i kanë paguar zyrtarët e Maqedonisë që të ruajnë lart përfitimin e kompanisë, duke ndaluar futjen në treg të konkurrentëve. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 13:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori