Cikloni Aleksej i afrohet Maqedonisë, shi me erë dhe borë në viset malore
Ngadalë po fillon të ndikojë në vend cikloni Aleksej mbi teritorin e vendit tonë dhe gjatë kësaj nate edhe mëngjesin e ditës së nesërme do ketë kushte për të rreshura të dobta të shiutviset jugore dhe lindore të vendit.

Të shtunën, gjatë ditës do të ketë periudha me diell por do fillojë më pas edhe erë e fuqishme nga jugu dhe do arrijë deri në 80kmH në orët e mbrëmjes.

Gjatë natës së diel në pjesën perendimore të vendit do ketë të rreshura të shiut dhe erë e fuqishme ndërsa të hënën në mëngjes të rreshurat e shiut do të përhapen në gjithë vendin ndërsa në viset malore do ketë edhe borë.

Për shkak të sjelljes së pluhurit nga rëra e Saharës shiu që do bie tek ne në shumë vende nuk do jetë i pastër por i përzier. Për shkak të erës së fuqishme rekomandohet që të bëhet kujdes nga vendet që lëvizim pasiqë për shkak të shkrirjes së borës ka mundësi që lumenjtë të risin nivelin.

Temperaturat e ditës nesër dhe pasnesër do të rriten nga 16 në 24 gradë C derisa edhe në ditët në vazhdim do të qëndrojnë deri në 20 gradë C. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2018, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori