Çiçakovski kërkon falje për skandalin në KSHZ-së
Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski, pesë ditë pas zbulimit të skandalit me shpërblimet për anëtarët e KSHZ-së, kërkoi falje për mungesën e transparencës në këtë institucion.

Në intervistë për portalin Nova, Çiçakovski thekson se gabim është bërë që vendimet e shpërblimeve nuk janë shpallur me kohë. Megjithatë, Çiçakovski thotë se më tej do të vendosë për dorëheqjen e tij.

Nga ana tjetër një pjesë e anëtarëve të KSHZ-së, si Atanas Urumov, sqarojnë se harxhimet që po bëhen në këtë institucion, janë shtesë edhe për shkak asaj se kanë kërkuar që t’ju sigurohen banesa në Shkup, që të mos bëjnë harxhime shtesë për udhëtime, por deri më tani askush nuk i është përgjigjur kësaj kërkesë. /albeu.com/
Shtuar më 09/12/2017, ora 19:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori