Analisti i njohur, Aco
Kabranov ka shkruar një kolumnë ku flet për koalicionin e ardhshëm qeveritar mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së.
"Në një situatë kuku-nënë është i mjeri Aliu. Ai nuk shkon në "
Sushico", me dem mbron kauzën për në BE dhe NATO, dhe kështu paramendon konsensual, kryetar Kuvendi të jetë shqiptar, e të tjera çështje që s'kanë lidhje me realitetin. Ai është i fuqishëm përderisa në Reçicë të Vogël nuk i porosisin një "katering" darkë nga "
Sushico", shkruan
Kabranov, transmeton Almakos.
E çfarë përmbajte ka kjo katering darkë e dërguar mbrëmë nga "
Sushico" sipas Kabranovit, vetëm për Ali Ahmetin në Reçicë të Vogël?
"Kështu është kjo punë, si haje kryesore e kësaj
darke janë video -
incizimet, dëshmi për shokët... I gjori Ali, thonë se nuk ka mundur as të flas gjatë darkës duke u menduar se si turpin ta kthejë në fitore. Për
incizimet e pretenduara, vjedhje, e gjërat të tilla, e ka ditur, jo që se ka ditur. Jo të gjitha, por për kapitalistët me siguri", vijon
Kabranov.
Ai thotë se Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti janë amatorë për Sasho Mijallkovin, ndërsa Thaçi sipas
Kabranov është më "fraer" se Ali Ahmeti pasi që takohet publikisht me Sashon në "
Sushico", e jo fshehurazi. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2014,
ora 13:53