Ja çfarë po ndodh me rastin "Monstra"
Pëlqej
Akt-vendimi përfundimtar për rastin "Monstra" nuk është dorëzuar ende zyrtarisht.

Dorëzimi sipas procedurës, bëhet brenda 60 ditëve nga shpallja e tij nga Gjykata.

Kjo ka bërë që pala mbrojtëse të mos ngrejë procedurën e apelimit të verdiktit, në shkallën e dytë.

Kështu tha avokati mbrojtës, Naser Raufi.

Raufi i quan të pabaza dhe jo logjike dëshmitë e prezantuara nga prokurorja Geshkovska. Sipas tij, parregullsitë që kanë hasur si palë mbrojtëse gjatë shqyrtimit të lëndës dhe gjatë marrjes së vendimit nga Gjykata Themelore, janë të shumta, ndaj nëse Gjykata e Apelit vepron me profesionalizëm, ajo do t’i hedhë poshtë ato.

Avokati ka shtuar se nuk do të mjaftohet vetëm me fitimin e çështjes, por se do të ngrejë dhe padi penale kundër Gerishovskës për "shpërdorim detyre". /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori