Mancini vendos një tjetër rekord me Italinë

Italia ia doli të mposhtë Belgjikë në finalen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve.

“Azzurët” fituan me rezultat të ngushtë 2 – 1 ndaj skuadrës së Roberto Martinezit, transmeton lajmi.net.

Me këtë fitore, trajneri  i Italisë, Roberto Mancini ka vendosur rekord historik.

OptaPaolo ka zbuluar se Mancini ka regjistruar 30 fitore për vetëm 44 ndeshje, që është rekordi më i mirë në histori./albeu.com


Shtuar 10.10.2021 20:47