Çfarë fituan shqiptarët nga marrëveshja e arritur?
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pritet të japin detaje rreth marrëveshjes së arritur mes katër liderëve politikë në vend dhe se cilat janë kërkesat e plotësuara përsa i përket shqiptarëve.

Ditëve të fundit, shkruan INA, këto dy parti kanë deklaruar në forma të ndryshme se ata angazhohen që në kuadër të marrëveshjes të përfshihen edhe çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët si përdorimi më i gjerë i gjuhës shqipe, votimi i dyfishtë në Qeveri, ndarja proporcionale e buxhetit dhe projekteve kapitale, avancimet e tjera si dhe implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit.

Por Ahmeti dhe Thaçi pritet të japin detaje se çfarë mban në të vërtetë marrëveshja, e cila sigurisht në pika të përgjithshme ka si synim integrimin euroatlantik të vendit. /albeu.com/


Shtuar më 15/07/2015, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori