Çfarë do ndodhë me raportin për Maqedoninë?
Kriza politike e krijuar në vend me përplasjet midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së po i shkakton "dhembje koke" edhe Komisionit Evropian, i cili për momentin nuk e ka të qartë se çfarë të bëjë me raportin e pranverës për Maqedoninë.

Në Dhjetor ishte parashikuar që Komisioni Evropian të dalë në Mars ose në Prill me raportin e progresit për gjendjen e reformave në Maqedoni, i cili më pas do t’u dërgohej vendeve anëtare për shqyrtim në Samitin e BE-së që mbahet në Qershor, por situata e tanishme është komplikuar për shkak të krizës politike në vend.

Dalja e LSDM-së nga parlamenti dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale të Marsit, tash e kanë bënë në pikëpyetje hartimin e raportit nga Komisioneri për zgjerim Stefan Fule, thonë burimet nga Brukseli.

Burime të BE-së në Bruksel thanë për "Zhurnal" thonë se pas dështimit të përpjekjeve të perëndimit për të arritur një kompromis midis të dy partive maqedonase ende nuk është marrë ndonjë vendim nëse do të ketë apo jo raport të KE-së për Maqedoninë kësaj pranvere.

"Për momentin të gjitha opsionet mbeten të hapura", thanë këto burime të BE-së në Bruksel.

Sipas tyre "duhet pritur se si do të zhvillohen gjërat", por në të njëjtën kohë tërheqin vërejtjen se "koha po kalon".

"Si do që të jetë nuk është marrë ende ndonjë vendim për cilindo opsion", thonë burimet nga BE-ja.

Këtë javë ishte planifikuar që Fyle të udhëtonte në Shkup, por përpjekjet e javës së kaluar të dërguarit të tij Stefano Sanino kishin dështuar meqë Kryeministri Nikolla Gruevski dhe kreu i LSDM-së Branko Cërvenkovski nuk lëvizën nga qëndrimet e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2013, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori