Çfarë deklaroi Fetah Alimi pasi mori 7 vite burg
Abdulfeta Alimi, i cili sot u shpall fajtor për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, ka deklaruar se nuk ka në plan që të arratiset dhe ka kërkuar nga gjykatësi që ta marrin për deklaratë serioze.

“Ju premtoj se në asnjë moment nuk më shkon ndërmend që të arratisem. Të ishte ashtu nuk do të isha kthyer nga Zvicra, që të lajmërohem vetë. Dëshiroj seriozisht të më kuptoni. Betohem para të gjithë publikut. Unë nuk do të jetoj 200 vite. Ju lus që deri në vendimin e Apelit të mbrohem në liri”, ka thënë Abdulfeta Alimi.

Abdulfeta Alimi sot u dënua me 7 vjet burg, për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.
Shtuar më 15/03/2019, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori